Qelaj për vizitën e tij në Hagë: Nuk m’u lejua të marr shënime gjatë takimeve – Hera e parë që detyrohem të zhvilloj bisedë me të paraburgosur nën këto kushte

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka zhvilluar vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefin e deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, të gjithë nën monitorim. Qelaj ka theksuar se nuk ka pasur mundësi të marrë shënime gjatë takimeve, çka sipas tij…

Lajme

20/11/2025 13:29

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka zhvilluar vizitë në Dhomat e Specializuara në Hagë, ku ka takuar ish-presidentin Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ish-shefin e deputetëve të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, të gjithë nën monitorim.

Qelaj ka theksuar se nuk ka pasur mundësi të marrë shënime gjatë takimeve, çka sipas tij cënon rëndë pavarësinë e institucionit të Avokatit të Popullit dhe të drejtën për të pasur qasje të papenguar me personat e paraburgosur.

Ai ka njoftuar se shqetësimin e tij do ta ngrisë edhe në mekanizma ndërkombëtarë.

“Gjatë këtij mandati është hera e parë që detyrohem të zhvilloj një bisedë me të paraburgosur nën këto kushte, që janë në kundërshtim me standardet e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut”, tha Qelaj në konferencë për media.

Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk ka zhvilluar takim me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trëndafilovën, pasi ajo kërkoi që biseda të zhvillohej përmes platformës “Zoom”, një formë që Qelaj nuk e pranoi dhe kërkoi takim tjetër pas kthimit në Kosovë.