Që nga 2021 dështuan të regjistrojnë popullsinë: Kurti viziton ASK-në

Kryeministria me një komunikatë për media ka njoftuar se shefi i Qeverisë ka vizituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Ng kjo zyre thanë se Kurti aty ka shkuar për të parë nga afër përgaditjet që po bënë kjo agjenci për regjistrimin e popullsisë në prill të vitit të ardhshëm, shkruan lajmi.net. Kurti në këtë takim…

Lajme

11/12/2023 19:10

Kryeministria me një komunikatë për media ka njoftuar se shefi i Qeverisë ka vizituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës.

Ng kjo zyre thanë se Kurti aty ka shkuar për të parë nga afër përgaditjet që po bënë kjo agjenci për regjistrimin e popullsisë në prill të vitit të ardhshëm, shkruan lajmi.net.

Kurti në këtë takim me vete kishte edhe ministrin e Financave Hekuran Murati, dhe u pritën nga ushtruesi i detyrës së kësaj agjencia, Avni Kastrati.

Ai i ka njoftuar qeveritarët për përgaditjet që po bëhen për procesin e ardhshëm të regjistrimit të popullsisë.

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot zyrat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për t’u njoftuar me punën e Agjencisë në planifikimin dhe realizimin e procesit madhor të regjistrimit të popullsisë, që do  të fillojë në muaji prill 2024.

I shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, Kryeministri pa për së afërmi proceset teknike të përfunduara nga ASK, e që luajnë rol kyç në organizimin e procesit dhe mbarëvajtje e tij.

Numri i regjistruesve dhe monitoruesve bashkë me tabletët dhe pajisjet e nevojshme për regjistrim tashmë janë është gati. Kryeministri tha se nuk ka proces më të rëndësishëm për planifikim sesa regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave dhe ofroi mbështetje të plotë për ASK-në ashtu që censusi të zhvillohet me përpikëri të nevojshme e sipas standardeve të EUROSTAT-it.

Ushtruesi i detyrës së ASK-së, Avni Kastrati, bashkë me ekipin e drejtorëve të ASK-së, njoftoi Kryeministrin për hapat e radhës në kuadër të procesit të regjistrimit të popullsisë, përfshirë organizimin e regjistrimit të diasporës përmes platformës e-Kosova.

Kryeministri falënderoi ASK-në për punën, përkushtimin dhe angazhimin e tyre. Qëndrojmë së bashku në realizimin e këtij projekti të madh, regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave./Lajmi.net