“Që 20 ditë i kam vendos tri stenda në zemër”, Labi flet për gjendjen e tij shëndetësore

Moderatori kosovar e ka zbuluar sot këtë sekret për publikun.

ShowBiz

02/12/2021 21:08

Labinot Gashi, në emisionin “Shqipëria Live”, ishte i ftuar të flasë për Adriana Matoshin e cila këto ditë tregoi se i është kthyer tumori sërish pas nëntë vitesh dhe kështu iu nënshtrua një operacioni i cili rezultoi të jetë i suksesshmë, shkruan lajmi.net.

Ndërkohë, ai është mik i aktores dhe kështu ndau me audiencën disa të pathëna nga Adriana para se të hynte në operacion. Më vonë, Labi u pyet nga moderatori se si e komenton reagimin e publikut për Adriana Matoshin teksa zbuloi se ai vetë ka vendosur tri stenda në zemër.

“Po e thom këtu, nuk kom dasht me e bo publike edhe aq shumë po dasht e pa dasht, po m’duhet me e bo publike. Ka 20  ditë që e kom pas një intervenim tek vetëvetja dhe unë nuk e kom bo publike nuk kom qit në rrjete sociale kom  dasht me e mbajt afër vetës. I kam vendosur tri stenda në zemër dhe po e marr vetën”, tha Labi./Lajmi.net/