Qarkullonte me armë zjarri në “Range Rover”, arrestohet në Sarandë 31-vjeçari nga Kosova

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Impact”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte…

Lajme

08/07/2025 17:19

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Sarandë, operacioni policor i koduar “Impact”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë sezonit turistik, dhe bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lidhur me një rast të armëmbajtjes pa leje që cenonte sigurinë e qytetarëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Impact”. Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar:

Sh. M., 31 vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Gjatë kontrollit në automjetin tip “Range Rover” që drejtonte ky shtetas, në Ksamil, shërbimet e Policisë gjetën të fshehur në çantën e tij të dorës, 1 armë zjarri pistoletë tip “Beretta”, me një krehër me fishekë.

Arma, municioni dhe automjeti i 31-vjeçarit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.