Qalaj thotë se qëndrimi i PDK-së nuk ndryshon

Deputeti i PDK’së, Rashit Qalaj pak para fillimi të seancës së 10-të konstituive ka thënë se nuk ka votën për një njeri që nuk është dinjitoz për pozitën e kryetarit të Kuvendit. Qëndrimi i PDK’së nuk ndryshon, sipas Qalajt. “Sa i përket PDK’së, qëndrimi është i njëjtë. Nuk ka votë për njeri që nuk është…

Lajme

03/05/2025 09:39

Deputeti i PDK’së, Rashit Qalaj pak para fillimi të seancës së 10-të konstituive ka thënë se nuk ka votën për një njeri që nuk është dinjitoz për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Qëndrimi i PDK’së nuk ndryshon, sipas Qalajt.

“Sa i përket PDK’së, qëndrimi është i njëjtë. Nuk ka votë për njeri që nuk është dinjitoz për pozitën e kryetarit të Kuvendit.

Nëse tentohet të bëhet prapë ajo maskarada e kaluar e formës së fshehtë, prapë do jetë njëjtë.

Po mungon vullneti, sepse nuk i kanë numrat për Qeveri – kjo është arsyeja e vjetër dhe nuk ka shpjegim tjetër.

Përndryshe, një person i cili ka qenë përcarës, ka ofenduar opozitën, figurat e njohura të këtij vendi, kanë hudhur gaz dhe kanë shkaktuar pasoja për partitë e tjera – janë të papranueshme”, deklaroi Qalaj.