Qalaj i PDK-së s’e pëlqen propozimin e Kocit që të mbyllet dera e Kuvendit: S’është punë e jotja kjo
Avokati Arianit Koci ka nisur sot një mini-protestë të qetë, ku dëshiron që të mbyll derën hyrëse të Kuvendit të Kosovës me një fjongo. Por në këtë rast atij i është thënë se s’i lejohet një gjë e tillë e për këtë ai ka ftuar një patrullë policore që të kuptohet se nuk ka asgjë…

Lajme
Avokati Arianit Koci ka nisur sot një mini-protestë të qetë, ku dëshiron që të mbyll derën hyrëse të Kuvendit të Kosovës me një fjongo.
Por në këtë rast atij i është thënë se s’i lejohet një gjë e tillë e për këtë ai ka ftuar një patrullë policore që të kuptohet se nuk ka asgjë që s’mund të bëhet pasi është protestë e qetë.
E deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj pati një përplasje me të.
Qalaja i tha se kjo “s’është punë e jotja”, derisa Koci ia ktheu se “bash punë e jemaj si qytetar është”.
“Me fjongo e simbolike, bash punë e jemja është”, shtoi ai.
Këtë reagim Koci e pati pasi sipas tij qytetarët janë lodhur nga situata e krijuar në bllokadën e institucioneve./Lajmi.net/