PZAP gjobit sërish Vetëvendosjen, këtë herë për postera

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar edhe dy gjoba të tjera në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje. Vlera totale e këtyre gjobave është 6 mijë euro. Të dyja gjobat janë shqiptuar pas ankesave që ka dorëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton lajmi.net. Në gjobën e parë prej 4 mijë e 500 euro Vetëvendosje është…

Lajme

23/01/2025 14:25

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar edhe dy gjoba të tjera në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje.

Vlera totale e këtyre gjobave është 6 mijë euro.

Të dyja gjobat janë shqiptuar pas ankesave që ka dorëzuar Lidhja Demokratike e Kosovës, transmeton lajmi.net.

Në gjobën e parë prej 4 mijë e 500 euro Vetëvendosje është dënuar shkaku i një baneri të kandidatit për deputet, Halil Thaçi, që është vendosur në ndërtesën kolektive në Obiliq, që është pronë komunale dhe pa lejen e komunës.

“Paneli pas shikimit të shkresave të lëndës dhe përgjigjes në ankesë të paraqitur nga subjekti politik LVV, vlerësoj se pretendimet e Subjektit Politik LDK, janë të qëndrueshme dhe si të tilla i aprovoj për faktin se veprimet e përshkruara në ankesë paraqesin shkelje nga ana e Subjektit Politik  LVV gjegjësisht e kandidatit për deputet nga ky subjekt politik ka vendosur banerë/ posterëve në ndërtesë kolektive-publike”, theksohet në vendim.

Gjoba tjetër në vlerë prej 1 mijë e 500 euro është shqiptuar për shpërndarjen e disa njoftimeve për një tubim në Prishtinë.

Saktësisht, vendosjen e posterëve në shtyllë dhe trafo elektrike ku u bënte thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në tubimin në shkollën “Emin Duraku” në Prishtinë. Ankesa është bërë nga LDK-ja, që ka bashkangjitur edhe katër fotografi që dëshmojnë vendosjen e posterëve – njoftimeve në kundërshtim me rregullativën zgjedhore./Lajmi.net/