PZAP gjobit me 4 mijë e 500 euro Listën Serbe, vendosën banera në rrugë publike në veri të Mitrovicës

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur me 4 mijë e 500 euro gjobë Listën Serbe. Sipas PZAP-së, ky vendim ka ardhur pas shqyrtimit të ankesës nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët kanë thënë se aktivistë te tyre kanë parë banera/postera të ngjitur në rrugë publike në veri të Mitrovicës. Në ato banera shkruhej “Sutjeska”…

Lajme

29/01/2025 11:50

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka gjobitur me 4 mijë e 500 euro gjobë Listën Serbe.

Sipas PZAP-së, ky vendim ka ardhur pas shqyrtimit të ankesës nga Lëvizja Vetëvendosje të cilët kanë thënë se aktivistë te tyre kanë parë banera/postera të ngjitur në rrugë publike në veri të Mitrovicës.

Në ato banera shkruhej “Sutjeska” dhe “Milan Shuflai”, shkruan lajmi.net.

PZAP në vendim ka shkruar se ky subjekt politik detyrohet ta kryej pagesën në afat prej 15 ditësh, nga dita e plotfuqishmërisë së këtij vendimi.

Vendimi