PZAP aprovon kërkesën e Listës Serbe, urdhëron KQZ-në ta certifikojë për zgjedhjet e 9 shkurtit

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar si të bazuar ankesën e Listës Serbe, e cila nuk ishte certifikuar a Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e nëntë shkurtit 2025.   Në një vendim të publikuar sot nga PZAP, dhe i cili mban datën e ditës së sotme, thuhet se “Anulohet njoftimi i KQZ,…

Lajme

25/12/2024 16:37

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar si të bazuar ankesën e Listës Serbe, e cila nuk ishte certifikuar a Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e nëntë shkurtit 2025.

 

Në një vendim të publikuar sot nga PZAP, dhe i cili mban datën e ditës së sotme, thuhet se “Anulohet njoftimi i KQZ, i datës 23.12.2024”.

 

Po ashtu, PZAP ka urdhëruar KQZ-në që ta certifikojë Listën Serbe dhe kanadidatët saj.