Puyol tregon sa herë ka refuzuar Real Madridin

Legjenda e Barcelonës, Carlos Puyol, ka zbuluar se Real Madrid ka tentuar dy herë transferimin e tij.

Sport

31/07/2019 23:04

Mbrojtësi i qendrës kaloi gjithë karrierën e tij në Camp Nou, duke u futur në ekipin e parë në vitin 1999, për të qëndruar aty për 15 vite.

“Real Madrid kishte angazhuar Jose Antonio Camacho si trajner të ri të tyre, dhe ai më dëshironte mua dhe Ronaldinhon”, ka deklaruar Puyol, përcjell lajmi.net.

“Ata u përpoqën të firmosin me mua në dy raste, por unë isha në klubin më të mirë në botë dhe doja të fitoja tituj atje”.

“Kështu që unë mbeta”./Lajmi.net/