Putin thotë se i vlerëson bisedimet SHBA-Rusi

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se i vlerëson “lart” bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që u mbajtën më 18 shkurt në Riad të Arabisë Saudite. Udhëheqësi rus tha se bisedimet ishin “hapi i parë” drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit. “Jam informuar [për bisedimet]. I vlerësoj lart, ka rezultate”, tha Putin…

Bota

19/02/2025 16:14

Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se i vlerëson “lart” bisedimet mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë që u mbajtën më 18 shkurt në Riad të Arabisë Saudite.

Udhëheqësi rus tha se bisedimet ishin “hapi i parë” drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit.

“Jam informuar [për bisedimet]. I vlerësoj lart, ka rezultate”, tha Putin gjatë një ngjarjeje në Shën Petersburg.

“Për mendimin tim, ne kemi bërë hapin e parë për të rinisur punën në disa fusha të interesit të përbashkët”, shtoi Putin.

Udhëheqësi rus tha se shteti i tij ka nevojë të ndërtojë besimin me SHBA-në në mënyrë që të zgjidhet konflikti në Ukrainë.

“Është e pamundur të zgjidhen shumë çështje, përfshirë kriza ukrainase, pa rritur nivelin e besimit mes Rusisë dhe SHBA-së”, tha Putin.

Pas bisedimeve në Riad, Departamenti amerikan i Shtetit tha se Uashingtoni dhe Moska janë pajtuar për t’i adresuar faktorët “acarues” në raportet mes dy shteteve dhe kanë nisur punën drejt dhënies fund të luftës në Ukrainë.