Putin: Nuk mund të barazohen nazizmi dhe stalinizmi

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se nazizmi dhe stalinizmi nuk mund të barazohen.

Bota

16/04/2015 18:14

Në një sesion televiziv pyetje-përgjigje, Putin ka thënë se “nazizmi dhe stalinizmi nuk mund të vihen në të njëjtën tryezë”.

Ai ka thënë se pasi nazistët “kanë shpallur direkt, hapur dhe publikisht se një nga qëllimet e tyre është asgjësimi i grupeve konkrete etnike – hebrenjtë, romët, sllavët – dy ideologjitë nuk mund të konsiderohen të barabarta”.

Duke folur për stalinizmin, Putin ka thënë: “Me gjithë shëmtitë e regjimit të Stalinit, me të gjitha shtypjet, dënimet e popujve, regjimi nuk ka pasur kurrë qëllim të asgjësojë askënd”./REL/