Puthja pasionante e Loles dhe Dautit, me rastin e ditëlindjes së tij
Deputeti Daut Haradinaj sot feston ditëlindjen.

ShowBiz
Në këtë ditë të veçantë, ai pranoi urime të shumta nga familjarët, miqtë dhe kolegët, shkruan lajmi.net.
Urimin më të veçantë me rastin e ditëlindjes së 40, Dauti e pranoi nga bashkëshortja e tij, Lola përmes rrjeteve sociale.
“Jam me fat që të kam, urime ditëlindjen gjeneral, të dua”, shkruan ajo mbi një fotografi të Dautit.
Më pas, bashkëshortja e Dautit ka hedhur disa imazhe në rrjete sociale, nga festa e ditëlindjes në të cilat shihet duke i dhuruar puthje pasionante bashkëshortit. /Lajmi.net/