“Punoj shumë për t’u bërë si Ronaldo”

Gabriel Jesus ka zbuluar se ai përdor talentin e jashtëzakonshëm të legjendës braziliane, Ronaldo, si motiv pasi sulmuesi i Manchester Cityt drejtoi skuadrën e tij përballë Real Madrid në Ligën e Kampionëve.

Sport

08/08/2020 08:38

Me skuadrën angleze që kishte kryesimin 2:1 nga ndeshja e parë në Bernabeu, Jesus e detyroi dy herë Varanen të gabonte, ndërsa City mori një tjetër fitore në Etihad, për rezultatin e përgjithshëm, 4:2.

“Ne mposhtem një top skuadër, klubin më të mirë në këtë garë dhe kjo për ne është diçka e madhe”, ka deklaruar Jesus, përcjell lajmi.net.

“Është gjithçka rreth besimit, beso në gabimet e tyre. Ne jemi njerëz dhe mund të bëjmë gabime, kështu që unë besoj gjithmonë dhe bëj presion. Është një nga fuqitë e mia. Jam i lumtur që shënova”.

“Punoj për t’u bërë një sulmues i madh. Punoj çdo ditë shumë për t’u bërë si Ronaldo. Kualitetet e tij janë të ndryshme nga të mijat, por duhet të punoj për t’u bërë sulmues si madh”./Lajmi.net/