Punimet vazhdojnë në rrugën Dollc–Zahaq, Ministria premton përshpejtim të punimeve

Punimet në segmentin rrugor Dollc–Zahaq janë duke vazhduar, ndërsa Ministria e Infrastrukturës thotë se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me mbikëqyrësin dhe operatorët ekonomikë për të siguruar avancimin e projektit sipas planit dhe afateve të parapara. Ministria pranon se gjatë realizimit të projektit janë paraqitur sfida dhe vështirësi në terren, por thekson se institucionet janë…

Lajme

28/08/2026 16:31

Punimet në segmentin rrugor Dollc–Zahaq janë duke vazhduar, ndërsa Ministria e Infrastrukturës thotë se është në bashkëpunim të vazhdueshëm me mbikëqyrësin dhe operatorët ekonomikë për të siguruar avancimin e projektit sipas planit dhe afateve të parapara.

Ministria pranon se gjatë realizimit të projektit janë paraqitur sfida dhe vështirësi në terren, por thekson se institucionet janë të angazhuara për adresimin e tyre dhe gjetjen e zgjidhjeve që do të mundësonin vazhdimin e punimeve pa vonesa të panevojshme.

“Si kabinet dhe si Ministri jemi maksimalisht të angazhuar që çdo problem të adresohet sa më shpejt dhe të gjenden zgjidhjet e nevojshme për vazhdimin e punimeve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Sipas saj, projekti mbetet një nga investimet e rëndësishme infrastrukturore të pritura nga qytetarët, ndërsa institucionet zotohen se do të vazhdojnë të jenë në terren për të përcjellë nga afër ecurinë e punimeve./Lajmi.net/