Punimet private të Pikasos, në ankand

Adhuruesit e Pablo Picasso kanë tashmë mundësinë për të blerë disa nga punimet e artisti të madh, që kanë qenë pjesë e koleksionit të tij privat, e që së shpejti do të dalin në shitje nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s, nën emrin “Picasso in Private” në Londër. Ndër punimet e tij bëjnë pjesë edhe disa piktura…

ShowBiz

31/01/2016 05:43

Adhuruesit e Pablo Picasso kanë tashmë mundësinë për të blerë disa nga punimet e artisti të madh, që kanë qenë pjesë e koleksionit të tij privat, e që së shpejti do të dalin në shitje nga shtëpia e ankandeve Sotheby’s, nën emrin “Picasso in Private” në Londër.

Ndër punimet e tij bëjnë pjesë edhe disa piktura në letër, qeramika dhe skulptura, që për një kohë shumë të gjatë kishin mbetur të mbyllura në studion e artistit.

“Është shumë emocionuese sepse kurrë më parë nuk kisha parë punime të një epoke të Picassos, tashmë janë të gjitha bashkë vizatime, skulptura dhe qeramike të një periudhe, tashmë do të jenë të gjitha bashkë në një treg arti” tha Marie de Malherbe, drejtoreshë e artit specialist, impresionist dhe modern në shtëpinë e ankandeve Sotheby’s.

Koleksioni me 187 punime përfshinë 70 qeramika, 106 punime në letër dhe skulptura që do të dalin në shitje nga mbesa e Picassos, Marina Picasso përmes shtëpisë së ankandeve Sotheby’s.

Këto vepra arti janë vlerësuar për tu shitur 4-180 mijë paund apo 6.9-9.8 milionë dollarë.

“Këto pjesë kanë qëndruar gjithnjë me artistin, gjë që është vërtet e pabesueshme sepse vetë Picasso ishte shumë i lidhur me to dhe herë pas herë i rikthehej atyre. Ndaj ato qëndruan përjetësisht me Picasson, me familjen e tij dhe më pas iu dhuruan Marinës, e cila i mbajti ato me vehte deri më tani” tha Malherbe.

Aftësitë e Picassos si piktor shfaqen qartazi në punimet e tij.

“Picasso ishte vërtet shumë kreativ dhe njëkohësisht ka punuar 10-20 punime të ndryshme, ndaj imagjinoni çfarë ka prodhuar ai në 70 vjet, është vërtet e pabesueshme. Sigurisht që ju mund ti gjeni ato nëpër muze por nevojitet vërtet që këto punë të dalin në ankand” tha Malherbe, duke përdorur në frëngjisht edhe fjalën e paprecedentë.

Pjata të shndërritshme e dekorative, vazo të formave të ndryshme dhe skulptura fantastike apo forma kafshësh, përbëjnë një pjesë të këtij koleksioni privat.

Ankandi i punimeve personale të Picassos do të zhvillohet më 5 shkurt në Londër. Ndërkohë më datë 3 shkurt, po në Londër do të zhvillohet një ankand i artiti impresionist, modern dhe surrealist, me punimet më të bukura të shekullit të 20, mes tyre sigurisht edhe vepra të Picassos. Piktura e tij “Tete de femme” pritet të shitet plot 20 milionë paund.

“Mendoj se picasso është një artist shumë i pasur” tha Malherbe, e apasionuar e çmendur e veprave të Picassos.

YouTube player