Punime në rrjet, disa lagje të Mitrovicës pritet të mbesin pa ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të rajonit. Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Hysni Ferizi”, “Isak Ibrahimi”, “Sami Gashi”, “Nexhip Draga” dhe “Ilaz Kodra”, si dhe në…
Lajme
Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Mitrovica ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të realizojnë punime të planifikuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa zona të rajonit.
Sipas njoftimit, ndërhyrjet në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Hysni Ferizi”, “Isak Ibrahimi”, “Sami Gashi”, “Nexhip Draga” dhe “Ilaz Kodra”, si dhe në fshatin Kqiç në Mitrovica.Ndërkohë, punime në rrjetin e kanalizimit do të realizohen në rrugët “Gani Musa” dhe “Parisi”, si dhe në Zveçan, Stan Tërg dhe Vaganicë.
Nga KRU Mitrovica është bërë e ditur se gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm në zonat e përfshira.
Po ashtu, pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Konsumatorëve u rekomandohet që në raste të tilla ta lënë rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht.