Punëtori i McDonald filmohet duke grushtuar konsumatorin (Foto-Video)

Një punëtorë i kompanisë së njohur McDonald, u filmua duke rrahur një konsumator në orët e vona

Fun

03/02/2016 12:07

Videoja u realizua në Londër në lokalin e hamburgerëve të njohur. Shihet qartë punëtori tek shfaqë dhunë ndaj konsumatorit, transmeton lajmi.net.

Dëshmitari Gavin, i Daily Star tha:”Ndodhi rreth orës 11:00, teksa klienti priste në rend ushqimin e tij. Konsumatori i tha diçka punëtorit, përderisa ai nuk arriti ta kuptojë dhe e pyeti edhe një herë se çfarë i tha. Punëtori i tha mbylle gojën. Aty filloi grindja. Gavin tha se konsumatori refuzonte të përleshej me punëtorin në fjalë. Mirëpo tensioni rritej dhe punëtori doli nga banaku dhe shpërtheu përleshja midis tyre.

 

Gjithashtu në video mund të shihet edhe menaxheri i McDonald që tenton të ndalojë dhunën mes tyre. Në këtë video që u bë me një telefon, shihet edhe një grua që provon të ndalojë rrahjen.

 

Por punëtori shihet që kapë copa të mëdha mishi dhe ia hedh konsumatorit, gjithashtu fillon ta gjuaj me shkelma.

Përfundimisht, konsumatori tërhiqet duke lënë pas ushqimin dhe largohet nga lokali.

Gavin nga Daily Star tha: “Nuk e kam dëgjuar konsumatorin duke provokuar punëtorët, mirëpo ata e provokuan me fjalë ofenduese.” /lajmi.net