​Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në UP pritet të hyjnë në grevë

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të hyjnë në grevë të menjëhershme, pasi, siç thanë, iu është thënë nga rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, se pagat e tyre nuk do të ndryshojnë deri në gusht të vitit 2027. Madje, sipas një njoftimi të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë…

Lajme

13/03/2026 11:23

Punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” do të hyjnë në grevë të menjëhershme, pasi, siç thanë, iu është thënë nga rektori i UP-së, Arben Hajrullahu, se pagat e tyre nuk do të ndryshojnë deri në gusht të vitit 2027.

Madje, sipas një njoftimi të Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës, nëse nuk arrihet marrëveshja për rritjen e pagave, punëtorët kanë deklaruar se në mënyrë kolektive do të largohen nga shërbimi për sigurimin e UP-së.

“Pas takimit të djeshëm të kryesisë së Sindikatës me rektorin e Universitetit të Prishtinës, ku rektori i UP-së u deklarua se pagat e punëtorëve teknikë dhe ato të sigurimit fizik nuk do të ndryshojnë deri në gusht të vitit 2027, kryetari i Shoqatës së Punëtorëve të Sigurimit Fizik në UP, Arsim Xhinovci, njofton Federatën Sindikale të Punëtorëve të Sektorit Privat të Kosovës se do të fillojnë me protesta dhe greva të menjëhershme. Dhe nëse nuk arrihet marrëveshja për rritjen e pagës, punëtorët deklarohen se në mënyrë kolektive do të largohen nga shërbimi për sigurimin e Universitetit të Prishtinës, pasi që pagat e tyre janë paga qesharake”, thuhet më tej në njoftimin e FSPTSPK.