Punëtorët e “Pastrimit” protestojnë sërish para Komunës së Prishtinës- ndalojnë aty edhe kamionët
Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” edhe sot janë duke protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës. Punëtorë të shumtë tashmë kanë bllokuar hapësirën që gjendet para këtij objekti, ndërsa kamionë të shumtë të kësaj kompanie janë ndaluar në pjesën anësore të rrugës. ““Formati i tubimit: Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”; Vendndodhja:…

Lajme
Punëtorët e kompanisë “Pastrimi” edhe sot janë duke protestuar para objektit të Komunës së Prishtinës.
Punëtorë të shumtë tashmë kanë bllokuar hapësirën që gjendet para këtij objekti, ndërsa kamionë të shumtë të kësaj kompanie janë ndaluar në pjesën anësore të rrugës.
““Formati i tubimit: Pjesëmarrës: rreth 300 punëtorë dhe të punësuar të KRM “Pastrimi”; Vendndodhja: përreth objektit të Komunës së Prishtinës, me qëndrim të vazhdueshëm; Do të përdoren rreth 20 kamionë, të cilët do të parkohen në mënyrë të rregullt dhe pa bllokuar rrugët emergjente; Greva do të jetë paqësore, pa ndërhyrje në veprimtarinë e organeve publike, dhe në koordinim me autoritetet policore”, është thënë në njoftimin e kësaj sindikate”.
Të njëjtit në protestën e kaluar kanë deklaruar se kanë disa kërkesa ku përfshihet: Paga, nafta për kamionë dhe që punëtorëve të mos u shkilen të drejtat.
Ata kanë qenë të ashpër drejtuar kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama dhe drejtorin Bekim Brestovci.
Pavarësisht kërkesave, Rama nuk u pajtua me to ashtu siç kërkohen dhe ai takoi dje kryetarët e komunave të Kosovës përreth Prishtinës- duke kërkuar nga kompanitë që merren me pastrimin në këto komuna të sigurojnë edhe mbledhjen e mbeturinave në Prishtinë.
Problematika në mes “Pastrimit” dhe Ramës ka nisur prej shumë kohës. Madje qytetarëve u doli problem edhe ku t’i paguajnë faturat e mbeturinave.
Nga komuna kërkohej që ato të paguheshin në komunë, derisa “Pastrimi” mblidhte mbeturinat dhe bënte thirrje t’u paguheshin atyre.
Po ashtu nga kjo kompani kanë deklaruar se Komuna e Prishtinës u ka borxh 2.7 milionë euro./Lajmi.net/