Punëtorët e një restoranti në Brezovicë hedhin mbeturina në mal
Brezovica vazhdon të jetë një nga zonat më turistike, veçmas gjatë sezonit të dimrit.
Lajme
Me një pamje të mahnitshme, e investime për rekreacion e skijim, kjo pjesë numëron mijëra turistë e të hyra financiare.
Por, fatkeqësisht shpesh është vet faktori njeri ai që ndot ambientin, jo vetëm duke ia prishur bukurinë e peizazhit, por edhe duke rrezikua vet qytetarët e gjallesat përreth.
Në një video të shpërndarë në rrjetin social Facebook, shihen disa persona të pandërgjegjshëm teksa hedhin mbeturina në ambient të hapur.
Kjo ka irrituar të gjithë, derisa thuhet se të njëjtit persona, janë punëtorë të një restoranti në Brezovicë.