Punëtorët e higjienës pritet të hyjnë në grevë shkaku i mos pagesave, vjen reagimi nga Spitali “Isa Grezda”: Ne kemi kontratë me operatorin ekonomik, ai është përgjegjës për pagat
Punëtorët e higjienës në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë “Isa Grezda” kanë paralajmëruar se do hyjnë në grevë. Kjo si pasojë e mos pagesave të punëtorëve, transmeton lajmi.net. Në lidhje me këtë spitali “Isa Grezda” ka dal me reagim, duke sqaruar se spitali ka kontratë me operator ekonomik për shërbimet e higjienës dhe jo me…
Lajme
Punëtorët e higjienës në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë “Isa Grezda” kanë paralajmëruar se do hyjnë në grevë.
Kjo si pasojë e mos pagesave të punëtorëve, transmeton lajmi.net.
Në lidhje me këtë spitali “Isa Grezda” ka dal me reagim, duke sqaruar se spitali ka kontratë me operator ekonomik për shërbimet e higjienës dhe jo me punëtorët.
“Spitali ka kontratë për ofrimin e shërbimeve të higjienës me operatorin ekonomik “Krasniqi” Sh.P.K., i cili, në cilësinë e punëdhënësit, është përgjegjës për pagesën e pagave dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve ndaj stafit të tij.”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Postimi i plotë:
KOMUNIKATË PËR MEDIA
Lidhur me raportimet në media për mos pagesën e punëtorëve të higjienës në Spitalin e Përgjithshëm “Isa Grezda” në Gjakovë, njoftojmë opinionin publik si në vijim:
Shërbimi i higjienës në spital, që nga viti 2009, është i privatizuar dhe realizohet përmes kontraktimit të shërbimeve me operator ekonomik. Për këtë arsye, Spitali i ynë nuk ka kontrata pune me punëtorët e higjienës.
Spitali ka kontratë për ofrimin e shërbimeve të higjienës me operatorin ekonomik “Krasniqi” Sh.P.K., i cili, në cilësinë e punëdhënësit, është përgjegjës për pagesën e pagave dhe përmbushjen e të gjitha obligimeve ndaj stafit të tij.
Spitali i Përgjithshëm i kryen të gjitha obligimet financiare ndaj operatorit ekonomik në përputhje me kontratën dhe legjislacionin në fuqi.
Prandaj, raportimet në disa media se spitali nuk ka kryer pagesa nuk qëndrojnë dhe përbëjnë dezinformim të opinionit publik./lajmi.net/