Punë e madhe

Wayne Rooney nuk brengoset nga komentet e bëra për të në autobiografinë e Sir Alex Fergusonit, sipas burimeve të afërta me yllin e Manchester Unitedit. Ferguson e rihapi çështjen në librin e tij të ri duke thënë se Rooney “hyri në zyrën time në ditën pasi fituam ligën dhe kërkoi largimin”. Ai shtoi: “Ai nuk…

Sport

23/10/2013 11:07

Wayne Rooney nuk brengoset nga komentet e bëra për të në autobiografinë e Sir Alex Fergusonit, sipas burimeve të afërta me yllin e Manchester Unitedit.

Ferguson e rihapi çështjen në librin e tij të ri duke thënë se Rooney “hyri në zyrën time në ditën pasi fituam ligën dhe kërkoi largimin”.

Ai shtoi: “Ai nuk ishte i kënaqur që mbeti jashtë ekipit për disa ndeshje kurse ishte zëvendësuar në disa të tjera. Menaxheri i tij Paul Stretfort telefonoi David Gillin duke ia dhënë të njëjtin mesazh”.

Por, Ferguson nuk tregoi nëse Rooney paraqiti kërkesë me shkrim duke kërkuar largimin nga Old Trafford. Besohet se Rooney zhvilloi një seri takimesh me Fergusonin pasi skuadra fitoi titullin e 20-të në Premierligë.

Por, në fund, reprezentuesi anglez nënshkroi kontratë të re me Unitedin. Kurse, një burim i afërt me futbollistin deklaroi për Sports Mail: “Rooney nuk brengoset për komentet e Fergusonit”.