Punë e kryer: Willian lojtar i Arsenalit

Willian është pajtuar t’i bashkohet Arsenalit në një kontratë tri vjeçare, bëjnë të ditur raportet e fundit.

Sport

06/08/2020 11:56

Anësori brazilian ka refuzuar së fundi ofertën për vazhdimin e kontratës për dy vjet, duke kërkuar kontratë tri vjeçare.

Chelsea ka një politikë të gjatë për të mos u afruar lojtraëve mbi moshën 30 vjeçare kontratë më të gjatë se një vit.

Dhe këtë politikë të Chelsea dëshiron ta shfrytëzojë Arsenali, që i ka ofruar kontratë tri vjeçare Willianin, ku do të fitojë deri në 100 mijë funte në javë.

Willian është pjesë e Chelseas që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Anzhi Makhachkala./Lajmi.net/