Puna e njohjeve është për keqardhje

Ish shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni, e quan për keqardhje punën e njohjeve për Kosovën. Ai thotë se diplomacia kosovare në përgjithësi ka shumë mangësi dhe gjithashtu është për keqardhje.

Lajme

16/01/2014 10:51

Ish Ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, e quan për keqardhje punën e njohjeve për Kosovën.

Hyseni thotë për lajmi.net se diplomacia kosovare, në përgjithësi, ka shumë mangësi dhe është për keqardhje.

“Unë shumë herë kam dhënë vlerësime për këtë punë. Puna e njohjeve është për keqardhje”.

“Po ashtu, për keqardhje është edhe puna e diplomacisë, sepse njohjet janë vetëm një aspekt i diplomacisë së një vendi dhe në këtë rast të Kosovës”.

“Kështu që, diplomacia e Kosovës ka mangësi, në rrafshe të tjera të shumta, të panumërta”.

“Njohjet janë vetëm një nga ato mangësi. Kështu që nuk do të komentoja më shumë”.

Hyseni nuk ka dashur t’u përgjigjet akuzave të Zëvendësministrit aktual të Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, i cili ka thënë për “Epoka e Re” se dështimi më i madh i diplomacisë ka qenë pikërisht në kohën e ish  ministrit Hyseni.