Pulovra po të gërrvisht? Një truk shumë i lehtë që ta bëni më të butë

Të gjithë i duam pulovrat e lezetshme, por kur fillojnë të na gërrvishtin po që është vështirë të dukemi bukur dhe të ndjehemi rehat në to!

Lifestyle

29/11/2021 13:57

Një nga problemet e dimrit është pikërisht ky. Ti ke shumë dëshirë të strukesh brenda pulovrave të ngrohta siç bëjnë fashion blogger-at në fotot casual, por të gjitha planet përfundojnë me një ndjenjë kruarjeje, sepse materiali i pulovrës të gërvisht. Ja si t’i kthesh butësinë trikos së leshtë.

Të duhet vetëm pak balsam flokësh.

Çfarë duhet të bësh? Merre pulovrën, sigurisht nëse lejohet që të lahet me ujë dhe zhyte në ujë deri sa të laget plotësisht. Më pas shtrydhe me kujdes.

Apliko një sasi balsami duke e përhapur me duar që të hyjë në fibra.

Lëre gjysmë ore dhe pastaj shpëlaje me ujë të ftohtë. Lëre të thahet mbi një sipërfaqe të sheshtë.

Pse funksionon? Sepse leshi është thjesht lesh delesh.

Ai kërkon vetëm të trajtohet butësisht, si flokët tanë, herë pas here. /Lajmi.net/