Pulisic tregon si reagoi kur mori vesh që nuk u përfshi në skuadrën e Chelseat

Christian Pulisic ka pranuar se është i irrituar nga koha e kufizuar e lojës te Chelsea këtë sezon, por tha se ai do të punojë shumë pas një paraqitje mbresëlënëse kundër Southampton.

Sport

08/10/2019 09:46

Që nga finalizimi i transferimit nga Borussia Dortmund te Chelsea në verë, Pulisic ka startuar tre ndeshje të Premierligës dhe u la jashtë skuadrës së Frank Lampard kur Chelsea mundi Lille në Ligën e Kampionëve javën e kaluar.

Mason Mount, Ross Barkley, Willian dhe Pedro janë në konkurrencë të fortë me 21-vjeçarin, i cili ende pret për golin e tij të parë për Chelsean, transmeton lajmi.net.

“Natyrisht që nuk kam marrë aq minuta sa do të doja”, i tha Pulisic mediave britanike.

“Unë nuk do heq dorë asnjëherë, kështu që nëse jam në stol nuk do të thotë se trajneri nuk mendon se jam pjesë e ekipit”.

”Sigurisht ishte e vështirë kur mora vesh se nuk jam në skuadrën e Lille. Ju dëshironi të luani, të jeni në fushë dhe të jeni në ekip sa më shumë që të jetë e mundur dhe është e dëmshme të mos jesh por jam i lumtur që mora mundësinë time në Southampton”, tha amerikani. /Lajmi.net/