Pulisic lëndohet para ndeshjes ndaj Burnley, tërhiqet nga formacioni startues
Christian Pulisic ka marrë një tjetër goditje para ndeshjes ndaj Burnley.
Sport
Anësori i Chelsea planifikohej që të startonte nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Burnley, por gjërat nuk ecën më së miri.
Pak minuta para fillimit të ndeshjes, kur lojtarët e Chelsea testuan fushën për herë të fundit, Pulisic pësoi një lëndim, transmeton lajmi.net.
Lojtari kësisoj është tërhequr nga formacioni startues i ‘Bluve’.
Tashmë amerikani do t’iu nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore për të parë se cili është lëndimi i tij dhe sa do të mungojë. /Lajmi.net/