Pulisic i pakënaqur tek Chelsea, konsideron të ardhmen

Kanë filluar pakënaqësite e para tek skuadra e Chelsea.

Sport

06/10/2019 10:00

Ylli i kombëtares së SHBA, Christian Pulisic, duket së ka filluar të frustrohet me qëndrimin e tij në ‘Stamford Bridge’.

Pulisic është duke vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij me Chelsea, si pasojë e mungesës së minutave, bën të ditur ‘Dailymail’, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Amerikës i është bashkuar ‘Bluve’ gjatë kësaj vere, por minutat e tij në fushën e blertë ishin të limituara në fillimin e këtij sezoni.

Pulisic dëshiron të garojë për pozitën e tij, por gjërat mund të ndryshojnë në rast se nuk jepen më shumë minuta në dispozicion për lojtarin.

Pulisic është një nga lojtarët më të talentuar të Amerikës dhe ai konsiderohej si potencial i madh edhe gjatë kohës sa ishte tek Dortmund. Mbetet të shihet nëse do të arrijë që të bind Frank Lampardin për më shumë minuta. /Lajmi.net/