Pulë me qepë, domate dhe speca – Receta e ditës

Padyshim, recetat e kuzhinës shqiptare janë të gjitha të shijshme si të ëmbla ashtu edhe të kripura.

Lifestyle

20/09/2021 15:33

Kjo recetë nuk kërkon shumë mundim por shija e saj do t’ju magjepsë tërësisht e sigurisht do mbledhë gjithë familjen rreth tryezës.

Përbërësit

1 pulë e freskët 1 kg

Vaj ulliri

2 speca

2 kokrra qepë

2-3 thelpinj hudhër

3-4 kokrra domate mesatare

Rozmarinë

Dafinë

Kripë

Piper i zi

Përgatitja

Si fillim, pastroni thelat e mishit të pulës me ujë të rrjedhshëm dhe më pas ta skuqni me vaj ulliri në një tenxhere.

Pasi thelat e pulës të jenë skuqur nga të gjitha anët shtoni dy gota me ujë, lërini të zjejnë për pak dhe më pas thelat e pulës bashkë me lëngun lërini veçmas për t’i përdorur më vonë.

Në vijim, vendosni një tenxhere në zjarr dhe shtoni qepën e grirë hollë, bashkë me thelpinjtë e hudhrave dhe specat e prera në kubikë gjithashtu.

Kaurdisini me vaj ulliri derisa volumi i tyre të bjerë dhe më pas shtoni domatet e grira.

Kaurdisini sërish dhe lërini të gatuhen në zjarr përreth 10 minuta derisa të bëhen në formën e salcës.

Më pas, shtoni thelat e pulës dhe lëngun e saj.

Rregullojeni me kripë, piper të zi dafinë e rozmarinë (erëzat zgjidhini sipas preferencës) dhe lëreni të zjejë derisa salca të mpikset ose të trashet pak.

Ky gatim special special shoqërohet në mënyrë të shkëlqyer me sallata të freskëta të stinës, byrekë shtëpie, bukë të thekur etj.

Ky gatim shoqërohet në mënyrë të përkryer gjithashtu edhe me pilaf.  /Lajmi.net/