Publikohet video e rrallë me komandantin legjendar, Adem Jashari

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një video të rrallë nga viti 1993, ku shihet komandanti legjendar Adem Jashari. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Lladrovci bëri të ditur se kjo video është realizuar gjatë një vizite për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca. “Është incizim i mesit të janarit…

Lajme

24/02/2025 20:31

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka publikuar një video të rrallë nga viti 1993, ku shihet komandanti legjendar Adem Jashari.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Lladrovci bëri të ditur se kjo video është realizuar gjatë një vizite për ngushëllime te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca.

“Është incizim i mesit të janarit 1993. Ato ditë sapo kisha dalë nga spitali në Tiranë, ku u trajtova pas torturave nga okupatori serb. Në atë kohë, më kishin përcjellë Hashimi, Kadriu dhe Naiti. Në videoincizim, gjatë ngushëllimeve për aktorin e madh Ndrekë Luca, vërehen Adem Jashari, Bajram Mehmetaj, Ali Lajçi, Gëzim Avdimetaj, Isa Demiri, Zekiria Cana, Ismet Rashiti, Xun Çeta, Xhemail Fetahaj, Mal Lokaj, Bekim Lumi, Sadri Murtezaj, Ragip Grabovci, Qerim Shkreli dhe të tjerë”, ka shkruar Lladrovci.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje ndaj mikut të tij, Gëzim Avdimetaj, i cili ia ka dërguar këtë video unike.

“E falënderoj nga zemra mikun tim Gëzim Avdimetajn, i cili ma dërgoi këtë video me rastin e ngushëllimeve te familja e Artistit të Popullit, Ndrekë Luca, i cili aq shumë e deshti Kosovën”, përfundoi ai.