Publikohet trajleri i filmit të Disney “Cruella” me protagoniste Emma Stone
Emma Stone është pjesë e projektit të ri të Disneyt.

ShowBiz
Filmi përqendrohet në një version të ri të “”One Hundred and One Dalmatians”, Cruella de Vil, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.
“Në Londrën e viteve 1970, stilistja e re Estella de Vil fiksohet me lëkurat e qenve, veçanërisht Dalmatët, derisa përfundimisht të bëhet një legjendë e pamëshirshme dhe e tmerrshme e njohur si Cruella”, përshkruan Disney filmin.
“Gjëja është, unë kam lindur shkëlqyeshëm. Lindur keq dhe pak e çmendur,” thotë Stone në trajler.
Së bashku me Stone, Emma Thompson, e cila luan baroneshën, Joel Fry, Paul Walter Hauser, Mark Strong dhe Emily Beecham, aktrojnë në film.
Craig Gillespie, i cili bëri regjinë e “I, Tonya”, gjithashtu bëri regjinë e “Cruella”.
“Cruella” aktualisht është planifikuar të shfaqet në kinema më 28 maj. Projekti u njoftua për herë të parë më 2013. /Lajmi.net/
