Publikohet trajleri i filmit “Fifty Shades Freed”, interesim i jashtëzakonshëm
Filmi "Fifty Shades" ka bërë xhiron e botës, duke llogaritur të ardhura të mëdha në arkat filmike.

ShowBiz
Edhe pse ka marrë shumë kritika rreth realizimit të tij, “Fifty Shades” po vjen edhe me një tjetër pjesë, shkruan lajmi.net.
Dje është publikuar trajleri i filmit “Fifty Shades Freed” i cili do të jetë i fundit sipas njoftimit që është bërë edhe në kanalin YouTube.
Ky film pritet të lansohet si premierë për të ashtuquajturën “Dita e të dashuruarve” apo “Shën Valentini”.
Edhe këtë herë, protagonistët kryesorë janë Dakota Johnson dhe Jarmie Dornan, të cilët vijnë në rolet e Anastasias dhe Christianit.
Përkundër gjithë kritikave, interesimi në lidhje me këtë film shihet bazuar në klikimet që ka marrë videoja paralajmëruese e filmit, e cila në më pak se 24 orë ka grumbulluar afro 9 milionë klikime. /Lajmi.net/
