Publikohet traileri për filmin mbi jetën e Nënë Terezës (VIDEO)

Dalin pamjet e para të filmit për Nënë Terezën.

ShowBiz

02/12/2015 18:26

Është publikuar traileri zyrtar i filmit që flet për humanisten e madhe shqiptare, Gonxhe Bojaxhiu, të njohur si Nëna Tereza.

Filmi ka titullin ‘The Letters’ dhe bën fjalë për disa letra sekrete të saj, ku ajo flet për besimin dhe ndjenjën se Krishti e ka braktisur, të cilat janë gjetur në vitin 2007.

‘The Letters do të fillojë të shfaqet në Amerikë më 5 dhjetor ndërsa në rolin kryesor është aktorja Juliet Stevenson, transmeton lajmi.net.

Nënë Tereza është shpërblyer me çmimin Nobel për paqe për punën e saj të madhe që ka bërë si bamirëse ndërsa në shtator të vitit 2016 do të shpallet një shenjtore, me vendimin e Papas./lajmi.net

YouTube player