Publikohet traileri i filmit “Engjëjt janë larg” (Video)

Filmi nën regji të Gjergj Xhuvanit, dhe producentit Fatmir Spahiu, flet për historinë e vitit 1999, në Kosovë.

ShowBiz

08/02/2016 15:51

Marsi i 1999, është periudha e bombardimeve të NATO-s, zhvendosja masive e shqiptarëve në baza etnike.

Filmi ” Engjjët janë larg” flet për terror, frikë, pasiguri, dhe kohën kur uria ka pllakosur qytetin e Gjakovës, raporton lajmi.net.

Filmi fillimisht zhvillohet në dy vija paralele që më pas ndryshojnë, dhe secila nga linjat shkon prapa në fatin e vet. Ky film i metrazhit të gjatë është për një audiencë të gjerë, si për të rriturit ashtu edhe për fëmijët. Në film marrin pjesë shumë aktorë të njohur si : Teuta Krasniqi, Rinaldo Rocco, Nik Xhelilaj, Fatmir Spahiu, Xhevat Qorra, Ikbale Qena  /Lajmi.net

YouTube player