Publikohet në Spotify “Z Ndjenja 2” nga Buta
Buta ka publikuar në platformën Spotify ep-in e ri.

ShowBiz
Një prej reperëve aktiv gjatë kësaj periudhe është edhe Buta, i cili realizoi mini-albumin e ri, shkruan lajmi.net.
“Z Ndjenja 2”, mban titullin mini-albumi i ri i Butës, i cili përmban katër projekte muzikore, e një prej tyre u publikua edhe me klip.
“Edi Rama”, “Hotel”, “Gips” dhe “Kur m’sheh”, janë këngët që i përfshin ep-i i ri i Butës “Z Ndjenja 2”.
Përmes një postimi në Instagram, reperi njoftoi fansat se që nga tani mund t’i dëgjojnë në Spotify këngët e këtij mini-albumi.
Për ndryshe, për projektin “Gips” që u publikua dy ditë më parë në YouTube, Buta mori komente pozitive nga ana e fansave. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/B_FNsRRHWCy/