Publikohet lista e pasaportave më të fuqishme për 2024, Kosova e 55-ta
Si çdo vit, u publikua lista e renditjes së pasaportave më të fuqishme për 2024. Emiratet e Bashkuara Arabe zunë vendin e parë për të katërtën herë radhazi. Kosova renditet e 55-ta. Indeksi global mat numrin e vendeve në të cilat qytetarët mund të udhëtojnë pa viza, me shtetasit e Emirateve të Bashkuara Arabe që…
Lajme
Si çdo vit, u publikua lista e renditjes së pasaportave më të fuqishme për 2024.
Emiratet e Bashkuara Arabe zunë vendin e parë për të katërtën herë radhazi. Kosova renditet e 55-ta.
Indeksi global mat numrin e vendeve në të cilat qytetarët mund të udhëtojnë pa viza, me shtetasit e Emirateve të Bashkuara Arabe që kanë qasje në një numër mbresëlënës 133 vendesh pa viza dhe në 47 vende shtesë me viza pas mbërritjes, që mbulojnë më shumë se 90 për qind të botës.
Spanja kaloi Gjermaninë për t’u bërë pasaporta e dytë më e fuqishme, ndërsa Finlanda pa rritje dhe zuri vendin e tretë së bashku me Francën, Gjermaninë, Belgjikën, Italinë, Danimarkën, Holandën, Luksemburgun, Austrinë, Portugalinë, Norvegjinë, Zvicrën, Greqinë dhe Irlandën, sipas Passportindex.org.
Vendin e katërt e ndajnë Suedia, Polonia, Hungaria, vendin e pestë Çekia, Koreja e Jugut, Estonia, Kroacia e Sllovakia. Në vendin e gjashtë janë Japonia, Sllovenia, Letonia, Zelanda e Re dhe Lihtenshtajni. Singapori, Malta, Britania e Madhe, Kanada, Lituania, Rumania, Bullgaria, Australia ndajnë vendin e shtatë.