Publikohet kënga e re nga Tayna
Rep-artistja e njohur Tayna është mjaft aktive.

ShowBiz
Tayna përveç mbrëmjeve muzikore dhe koncerteve po vazhdon edhe me lansimin e këngëve të reja, shkruan lajmi.net
Së fundmi rep-artistja ka publikuar projektin e ri muzikor i cili është në bashkëpunim me artistin e ri, Gesko.
Projekti muzikor titullohet “S’du me ni” ku është i shoqëruar edhe me videoklip.
Për tekstin e këngës u përkujdesën të dy artistët dhe klipi iu besua produksionit ‘Sekuencë’.
Po ashtu kënga mund të gjendet në kanalin zyrtar të Youtubes. /Lajmi.net/
