Publikohet dueti i shumëpritur i Dafina Zeqirit me Marinin

Dafina Zeqiri dhe Marin kanë lansuar projektin e tyre të ri muzikor, të titulluar “4 Pyetje”, pas një periudhe paralajmërimesh në rrjetet sociale. Që kur u publikuan fragmentet e para, kënga ka arritur të përhapet shpejt në platforma si TikTok, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut. Teksti i këngës është krijuar nga Dafina Zeqiri, Marin…

ShowBiz

24/12/2025 18:44

Dafina Zeqiri dhe Marin kanë lansuar projektin e tyre të ri muzikor, të titulluar “4 Pyetje”, pas një periudhe paralajmërimesh në rrjetet sociale.

Që kur u publikuan fragmentet e para, kënga ka arritur të përhapet shpejt në platforma si TikTok, duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Teksti i këngës është krijuar nga Dafina Zeqiri, Marin dhe Rron Krasniqi.

Përveç këngës, projekti vjen edhe me një videoklip të realizuar nga Basement, i cili tashmë është i disponueshëm në platformën YouTube.