Publikohet dokumenti: Qeveria Kurti iu zotua KFOR-it se s’do ta çojë FSK-në në veri pa leje
Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një letre dërguar Komandantit të KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduanit, ia ka rikonfirmuar zotimin se nuk do ta dërgojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri të vendit, përveç se me leje të KFOR-it. Në letrën e publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, që mban nënshkrimin e…
Lajme
Qeveria e Kosovës, përkatësisht ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, përmes një letre dërguar Komandantit të KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduanit, ia ka rikonfirmuar zotimin se nuk do ta dërgojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri të vendit, përveç se me leje të KFOR-it.
Në letrën e publikuar nga gazetari Lirim Mehmetaj, që mban nënshkrimin e ministrit Maqedonci, thuhet se kjo ministri dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojë zotimin e bërë në letrën e 19 prillit 2013 se FSK-ja s’do të shkojë në veri pa pëlqimin paraprak të KFOR-it.
“Ministria e Mbrojtjes dhe Qeveria e Kosovës do ta respektojë zotimin e bërë përmes letrës së datës 19 prill 2013 nga ish-kryeministri Thaçi, i cili zotohet se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ndërmerrte një mision në pjesën veriore të Republikës së Kosovës vetëm me pëlqimin paraprak të KFOR-it”, thuhet në letrën e Maqedoncit, dërguar Barduanit.