Publikohet agjenda, Von der Leyen të mërkurën në Prishtinë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Kosovën. Ajo do të qëndrojë në Prishtinë më 15 tetor, në Prishtinë. Sipas agjendës së publikuar në faqen e institucionit të cilin ajo e drejton, Von der Leyen gjatë qëndrimit në vendin tonë do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin në…

Lajme

10/10/2025 13:41

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Kosovën.

Ajo do të qëndrojë në Prishtinë më 15 tetor, në Prishtinë.

Sipas agjendës së publikuar në faqen e institucionit të cilin ajo e drejton, Von der Leyen gjatë qëndrimit në vendin tonë do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Ndalesën e parë gjatë turneut në vendet e Ballkanit Perëndimor, shefja e KE-së do ta bëjë më 13 tetor në Shqipëri./Lajmi.net/