Publikohen formacionet zyrtare Man City – Dortmund
Një ndeshje mjaftë interesante pritet të jetë edhe ajo mes Manchester Cityt dhe Borussia Dortmund për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve.

Sport
Në sezonin 2012/13 ishte hera e fundit kur Manchester City dhe Borussia Dortmund u takuan për herë të fundit në Ligën e Kampionëve, ku ndeshja e parë përfundoi 1-1 në Etihad Stadium, derisa Dortmund fitoi 1-0 në Signal Iduna Park, shkruan lajmi.net.
Citizens konsiderohen si njëra prej ekipeve favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon, mirëpo kanë një kundërshtar të vështirë përpara vetes.
Problemi kryesor për Guardiolan dhe ekipin e tij këtë ndeshje do të jetë Erling Haaland, i cili ka shënuar ndaj çdo kundërshtari që është përballur në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Më poshtë edhe formacionet zyrtare:
Manchester City: Ederson; Walker, Dias, Stones, Cancelo; Rodri, Gundogan, De Bruyne; Mahrez, Bernardo, Foden.
Borussia Dortmund: Hitz; Guerreiro, Hummels, Akanji, Morey; Can, Dahoud, Bellingham, Knauff; Reus, Haaland.
Ndeshja e parë luhet në Etihad Stadium dhe fillon në ora 21:00./Lajmi.net/