Publikohen deklaratat e plota të gruas që denoncoi burrin se e shiti për seks te Haxhi Avdyli

Lajme

09/01/2021 22:24

Mbrëmë u publikua një artikull me deklarimin e një gruaje që e denoncoi burrin e saj në vitin 2018, me pretendimin se e shfrytëzoi për prostitucion.

Në mesin e burrave që sipas saj bashkëshorti e detyroi t’u ofronte shërbime seksuale me pagesë, viktima ka përmendur edhe ish-deputetin e LDK-së, Haxhi Avdyli.

Për këtë rast Prokuroria Themelore e Prizrenit kishte mbyllur hetimet.

Për ta sqaruar këdo që ka dyshime se artikulli i Gazetës Sinjali ka pasur motive të tjera, e jo pasqyrimin e deklarimit të viktimës, e cila denoncoi se burri i saj e shiti te Haxhi Avdyli për shërbime seksuale në këmbim të shumës prej 500 euro, Sinjali ju sjellë dy deklaratat e plota të denoncueses, të cilat flasin vetë.