Publikimi i audio-incizimit për mbindërtim dhe fitime milionëshe në Drenas, reagon Lladrovci: I gatshëm për debat me panelistë në cilindo medium
Pak orë më parë në një medium, është publikuar një audio-incizim ku dëgjohet kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke diskutuar me biznesmenin Labinot Halilaj rreth një projekti ndërtimor prej rreth 40 mijë metrash katrorë në territorin e komunës. Lidhur me këtë tashmë ka reaguar edhe vetë Lladrovci përmes një postimi në llogarinë…

Lajme
Pak orë më parë në një medium, është publikuar një audio-incizim ku dëgjohet kryetari aktual i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, duke diskutuar me biznesmenin Labinot Halilaj rreth një projekti ndërtimor prej rreth 40 mijë metrash katrorë në territorin e komunës.
Lidhur me këtë tashmë ka reaguar edhe vetë Lladrovci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, i cili ka thënë se është i gatshëm për debat me panelistë në cilindo medium.
“Shprehem i gatshëm për çdo ballafaqim me panelistë në cilindo studio rreth përgjimeve shantazhuese, rreth një prone me investitorët potencial në qendër të Drenasit. Jam i gatshëm të jap të gjitha sqarimet se kam vepruar në kuadër të përgjegjësive që mi jep ligji, ndërsa gjuha e përdorur, e pranoj, nuk ishte diplomatike”, ka shktuar Lladrovci.
Tutje ai ka thënë se audioincizimi në Zyrën e Kryetarit, dëshmon se ka pasur interesim të jepet ajo pronë për shfrytëzim për investitorët e mundshëm, ku komuna do të përfitonte mbi 27% apo mbi 10.000 metra katror, “asnjë metër nuk ka qenë as e menduar as e thënë në incizim e as e planifikuar për interesa personale”. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: