PTK hap dyert për studentët

16:35 | 3 Qershor 2015

Foto nga nënshkrimi i marrëveshjes në mes të PTK-së dhe AAB-së

Studentët e kolegjit universitar AAB do të kenë mundësinë që punën praktike ta ushtrojnë në Postën dhe Telekomin e Kosovës.

 

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur, drejtori i PTK-së, Agron Mustafa përmes një postimi në profilin e tij në facebook, në të cilin ka thënë që përveç praktikës PTK do të ofroj ekspert dhe provoja me bartësin privat të arsimit të lartë AAB.

“Studentët e AAB-së do të kenë mundësi që të angazhohen në kryerjen e punës praktike në PTK, me qëllim të aftësimit të tyre profesional dhe marrjes së njohurive praktike dhe direkte në fushën e të bërit biznes, në një industri shumë konkuruese. Njëherësh, marrëveshja e sotme do të mundësojë që PTK dhe AAB të shkëmbejnë ekspertët dhe përvojat e tyre në fushat e caktuara ekonomike me qëllim të realizimit të qëllimeve të përbashkëta”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në facebook.