PSG transferon lojtarin më të mirë të Napolit

Mesfushori i Napolit, Allan, po kërkohet nga Paris Saint Germian.

Sport

21/05/2019 19:59

Siç raporton gazeta spanjolle ‘AS’, Paris Saint Germian janë afër të nënshkruajnë me mesfushorin e Napolit, në një marrëveshje prej 50 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Sipas gazetës spanjolle, negociatat mes dy klubeve janë në një fazë të përparuar.

Allan ka qenë i lidhur me kampionët e Ligue 1 për një kohë të gjatë, por kërkesat e larta të Napolit, kanë penguar arritjen e një marrëveshje.

Mesfushori brazilian, është pjesë e Napolit që nga viti 2015, dhe në 170 paraqitje ka shënuar nëntë gola./Lajmi.net/