PSG synon rikthimin e Kean në verë

Sulmuesi i Evertonit, Moise Kean mund të rikthehet te Paris Saint-Germain në verë.

Sport

21/02/2022 15:41

21-vjeçaro është huazim te Juventus, skuadër ku e nisi karrierën dhe kanë obligimin e blerjes në verë, transmeton lajmi.net.

Juventus ndoshta do e lejojë italianin të largohet në verë në formë huazimi, me PSG-në që është opsion për sulmuesin, që më herët ka luajtur në “Parkun e Princave” sezonin e kaluar.

Sidoqoftë, “Tuttosport” raporton se nëse Kylian Mbappe i bashkohet Real Madridit, Kean do jetë prioritet për “Parisienëve”.

Kean momentalisht nuk është duke gjetur formën më të mirë te Juventus, me trajnerin Massimiliano Allegri që preferon Alvaro Moratan dhe Dusan Vlahovic.

Ndërkohë, në 26 ndeshje në të gjitha garat këtë edicion, duke gjetur rrjetën katër herë dhe dhuruar një asistim./Lajmi.net/