PSG rrëmben vetëm një pikë, Strasbourg shkakton drithërim në Paris!
PSG është ndalur me barazim 3-3 ndaj Strasbourgut në ndeshjen e javës së tetë të Ligue 1, që u zhvillua në “Parc des Princes”. Parizienët kaluan herët në epërsi me golin e Bradley Barcolas në minutën e 6-të, por mysafirët përmbysën rezultatin me golat e Joaquin Panichellit (26’) dhe Diego Moreirës (41’), transmeton lajmi.net. Në…

Sport
PSG është ndalur me barazim 3-3 ndaj Strasbourgut në ndeshjen e javës së tetë të Ligue 1, që u zhvillua në “Parc des Princes”.
Parizienët kaluan herët në epërsi me golin e Bradley Barcolas në minutën e 6-të, por mysafirët përmbysën rezultatin me golat e Joaquin Panichellit (26’) dhe Diego Moreirës (41’), transmeton lajmi.net.
Në fillim të pjesës së dytë, Panichelli realizoi golin e tij të dytë, duke e çuar rezultatin në 3-1, ndërsa PSG reagoi me penalltinë e Goncalo Ramos (58’) dhe golin e barazimit nga Senny Mayulu (79’).
Pas këtij barazimi, PSG mbetet në krye të renditjes me 17 pikë, një më shumë se Strasbourg që ndjek në vendin e dytë./lajmi.net/