PSG rivalizon Barcelonën për Antonyn

PSG është gati të rivalizojë Barcelonën për shërbimet e sulmuesit të Ajaxit, Antony.

Sport

06/02/2022 21:52

Blaugranasit e kanë identifikuar 21-vjeçarin si alternativë e Erling Haaland, në rast që dështojnë ta transferojnë norvegjezin, transmeton lajmi.net.

Antony është ndër yjet e Ajaxit me nëntë gola dhe shtatë asistime në 22 ndeshje, duke bërë që klubet evropiane të vihen pas tij.

Sipas “De Telegraaf”, PSG shihet si destinacion për Antony, ngase duan ta bashkojnë me bashkëkombësit e tjerë, si Marquinhos dhe Neymar.

Por, Ajax vazhdon të kërkojë rreth 60 milionë euro që ta lirojë brazilianin, ngase edhe ka kontratë deri në edicionin 2024/25.

Bayern Munich raportohet se kishte ofruar 40 milionë euro, por që kampioni i Holandës e hodhi poshtë./Lajmi.net/