PSG refuzon Barcelonën

Pronari i Paris Saint-Germain, Al-Khelaifi ka refuzuar ofertën e Barcelonës me vlerë prej 25 milionë euro dhe Dani Alvesin për qendërmbrojtësin Marquinhos.

Sport

07/06/2014 16:23

Barcelona kërkon brazilianin Marquinhos për pasardhës të Carles Puyolit të pensionuar mirëpo bisedimet me Paris Saint-Germain nuk janë duke shkuar mirë.

Oferta më e re e gjigantit katalan, sipas RMC Sport, prej 25 milionë euro dhe mbrojtësin e krahut Dani Alves, është refuzuar nga pronari i klubit francez, Al-Khelaifi.

Marquinhos dhe Alves kanë dhënë pëlqimin e tyre për t’i shkëmbyer skuadrat, mirëpo pengesa kryesore qëndron tek qëndrimi i PSG-së, që për momentin nuk duket në gjendje gatishmërie për të avancuar bisedimet.

Marquinhos erdhi në PSG nga Roma para një viti për 35 milionë euro dhe Al-Khelaifi nuk dëshiron të lejojë largimin e lehtë të një futbollisti të talentuar me të ardhme të ndritur.

Bisedimet për momentin kanë ngecur, mirëpo në ditët e ardhshme priten zhvillime të reja.